Moda

Syzet e diellit, ja cilat modele janë tendence të sezonit

Aksesore mode jo vetëm për ne vere, te domosdoshme për ne ditët e nxehta me diell, syzet janë zgjidhja me e mire për t’u mbrojtur nga rrezet. Modele te shumta, tendenca te ndryshme, por jo te gjithave ju përshtaten secilës fytyre. Për te qene edhe me te stiluara këtë sezon zgjidhni me te mirat për ju. Ja modelet tendence të sezonit .

Syzet cat-eyes
Te përshtatshme për një stil retro këto syze japin një pamje edhe me glamour. Përshtaten mjaft me veshjet e lehta.
Syzet e rrumbullakta
Këto lloj syzesh përshtaten me se miri me fytyrat ovale dhe rimisherojne modën e viteve ’70.
Syzet me xhama pasqyre
Këto lloje syzesh na rikthejnë ne vitet ’80-’90 dhe ju përshtaten me vajzat këmbëngulëse dhe me karakter te forte.
Syzet stil pilot
Te hedhura ne treg nga Ray Ban, këto lloje syzesh, te quajtura ndryshe edhe aviator, rikthejnë tendencat e viteve “80.
Syzet oversize
Këto lloj syzesh i shkojne cdo lloj fytyre. Mund te luani sa te doni me ngjyrat.
Syzet ekscentrike
Forma gjeometrike, te tejzgjatura, me ngjyra, mente, te kuqe apo roze flashy, ju mund te zgjidhni gjithçka.
Syzet me motive
Me motive xhinsi, pantere, gjarpri, zebre, vija apo pika edhe këto lloje syzesh do jene tendence. Shkojnë me tepër me veshjet e bardha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button