Rajoni

Sërish viktima në Egje nga fluksi i migrantëve

Sërish katër migrantë, tre fëmijë dhe një grua, humbën jetën në përpjekje për të arritur në Evropë kur varka e tyre u përmbys në detin Egje, njoftuan sot në mëngjes rojat bregdetare greke.

”Të katër migrantët, identiteti i së cilëve nuk është saktësuar ende rezultojnë të mbytur pranë ishullit grek Kalimnos”, saktësoi i njëjti burim.

Njëmbëdhjetë persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtën varkë u shpëtuan, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë u vunë në kërkim të një fëmijë që rezultonte i zhdukur.

”Rreth 300 migrantë në përpjekje për t’iu larguar konflikteve dhe varfërisë që ka pllakosur vendin e tyre kanë gjetur vdekjen në detin Egje këtë vit”, referuar Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button