Kronika

Vlorë, nis lirimi i hapësirave publike; hiqen kioskat e para në trotuare

Në Vlorë ka nisur lirimi i hapësirave publike, me largimin e të gjitha kioskave që ndodhen në qytet.

Bëhet fjalë për një plan të bashkisë, zbatimi i të cilit do të zgjasë deri më 1 maj. Data në fjalë do të jetë dhe afati i fundit për pronarët e kioskave për t’i larguar ato me vullnetin e tyre.

Në kuadër të planit të pushtetit lokal, do të lejohen vetëm ato kioska që ndodhen pranë stacioneve të autobusëve, ndërsa të tjerat, rreth 40, do të largohen.

Kryetari i bashkisë, Dritan Leli, teksa ka kërkuar mirëkuptimin e pronarëve të objekteve, ka deklaruar se ky është një operacion i nevojshëm për t’i dhënë qytetit hapësirat e nevojshme.

Më së shumti nga ky aksion preken kioskat përgjatë bulevardit kryesor Vlorë-Skelë, por edhe pika të tjera të qytetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button