🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,035 ▼ -1.11% ETH $1,576 ▼ -4.21% XRP $1.0986 ▼ -0.45% SOL $63.0500 ▼ -2.57%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
06 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet presion bizneseve të vogla, kaloni vetë te biznesi i madh

Bizneseve nga 5-8 milionë lekë, që u është verifikuar xhiro afër 8 milionë lekë u kërkohet të kalojnë si subjekt i madh (tatim fitimi u rritet automatikisht nga 7.5% nw 15%), ndërsa atyre afër 5 milionë lekë u kërkohet të regjistrohen me TVSH. Çdo kalim në një kategori më lart do të rriste ndjeshëm barrën fiskale për subjektet përkatëse…

Tatimet u kanë nisur një sërë bizneseve të vogla njoftime zyrtare ku u kërkojnë subjekteve që e kanë xhiron afër 8 milionë lekë (që është kufiri që e ndan biznesin e vogël nga i madhi) që të kalojnë vullnetarisht në biznes të madh, pasi nga verifikimet në sistemin e ri elektronik ka rezultuar se qarkullimi i realizuar nga kompania është i përafërt me kufirin e regjistrimit si biznes i madh. Si rrjedhojë, Drejtoria e Tatimeve i ka ftuar bizneset që të paraqiten në mënyrë të vullnetshme brenda datës 31 maj pranë zyrave të ssaj, për të bërë kalimin në biznes të madh.
Në shkresën e tatimeve shprehet e qartë se nëse bizneset do të refuzojnë të paraqiten vullnetarisht, atëhere dy punonjës të tatimeve do të paraqiten tek subjekti për të bërë verifikim dhe kontroll në vend të situatës dhe nëse do të gjejnë shkelje atëhere do të bëhen subjekt i masave ndëshkuese.
Edhe subjekteve me xhiro afër 5 milionë lekë (që është kufiri që ndan biznesin e vogël pa TVSH me atë po të vogël me TVSH) dhe që bëjnë vullnetarisht deklarimin në biznes të vogël me TVSH u është kërkuar që të kryejnë deklarimet mujore të librave të shitjeve dhe të blerjeve dhe deklarimin e TVSH-së brenda datës 14 të çdo muaji.

Si rriten automatikisht taksat

Subjektet me xhiro nga 0-8 milionë lekë janw biznese të vogla me dy kategorizime. Subjektet me xhiro nga 0-5 milionë lekë nuk paguajnë TVSH, ndërsa dhe taksa e biznesit të vogël prej disa muajsh është bërë zero. Ndërsa subjektet nga 5-8 milionë lekë janë të përfshirë në TVSH dhe paguajnë tatim fitimi të thjeshtuar prej 7.5%.
Çdo kalim në një kategori më lart do të rriste ndjeshëm barrën fiskale për subjektet përkatëse: biznesi deri në 5 milionë lekë do të bëhej subjekt i TVSH-së (çka do të duhej ta reflektonte në çmimet e produkteve e shërbimeve) dhe do paguajë 7.5% tatim fitimi. Ndërsa biznesi nga 5-8 milionë lekë, nëse kalon te i madhi do të bëhej automatikisht subjekt i tatim fitimit prej 15% (pra dyfishim taksash).
Pak ditë më parë, ministri i financave Arben Ahmetaj deklaroi se të gjitha bizneset e Bllokut do të kategorizoheshin si subjekte të mëdha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.