Kosova

Vuçiç ndalon Presidentin Nikoliç që të flasë për luftë në Kosovë

Deklaratat e zyrtarëve më të lartë të Serbisë për dërgimin e ushtrisë në Kosovë duket se janë vetëm për kapital të brendshëm politik, pasi janë shumë larg realitetit.

Kështu pas deklaratave të Presidentit Nikoliç dhe ministrave të qeverisë, kryeministri Vuçiç u ka ndaluar të gjithë ministrave, zyrtarëve  dhe nëpunësve për të komentuar mbi zhvillimet në rajon.

Por ajo që ka goditur më shumë është kërkesa e kryeministrit serb për Presidentin që të mos flasë për luftën.

Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar provokuese sjelljen dhe deklaratat e Presidentit Nikoliç dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

Për ne është problem vetëm një gjë, përdorimi i armëve. Makinat policore dhe automatikët nuk na çojnë askund.

 E vërteta është që nuk ka marrëveshje për përdorimin e policisë, jo të shkruar, por ne kemi bërë shumë marrëveshje verbale.

Vetëm dy janë nënshkruar. Por jam i bindur se do të jemi të fuqishëm edhe në paqe, pasi kjo nënkupton zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë”, ka thënë Vuçiç.

 

Presidenti serb pak ditë më parë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë deklaroi se nëse Kosova do të bënte edhe një hap përpara do të dërgonte ushtrinë dhe nëse do të ishte e nevojshme do të shkonte edhe vetë me të dy djemtë e tij, pasi ndalimit të trenit ilegal.

Deklaratat e tij janë kritikuar shumë, pasi mund të nxisin tension në rajonin e Ballkanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button