Politika

Italia, në alarm: Priten mbi 150 mijë sirianë nga Shqipëria

Italia po përgatitet të përballojë një mbërritje masive emigrantësh në zonën e Puglias. Megjithëse Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, duket se janë dërguar forca ushtarake dhe mjete shtesë në zonat e Brindisit dhe Barit.

Pas mbylljes së kufijve veriorë mendohet se, brigjet e Puglias do të mund të bëhen pika, ku mund të mbërrijnë – nëpërmjet Shqipërisë, – emigrantët sirianë të bllokuar në Serbi, Maqedoni apo Greqi.

Burime jozyrtare flasin për 150-200 mijë persona. Shqetësimi i autoriteteve italiane është aq i madh, saqë kjo çështje u diskutua edhe gjatë takimit mes kryeministrit italian, Matteo Renzi, dhe kryetarit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Edhe pse, për të mos krijuar alarm, ata nuk e theksuan këtë aspekt gjatë konferencës për shtyp, mbetet i madh shqetësimi i autoriteteve italiane, jo vetëm për menaxhimin e një fluksi të tillë, por edhe për mundësinë e infiltrimit të militantëve e terroristëve të ISIS.

Në fakt, në fund të muajit janar, gjatë një audicioni në Komisionin për Çështjet e Mbrojtjes, në Senat, komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Guglielmo Luigi Miglietta ilustroi pikërisht rrezikun e infiltrimit të luftëtarëve të ISIS pikërisht nëpërmjet Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button