Politika

Rama në Konispol: Politika nuk mund të ndezë zjarrin midis minoritarëve

Protestat e Himarës për prishjen e ndërtimeve pa leje për kryeministrin Edi Rama janë vetëm politike.

Duke folur nga Konispoli, Rama tha se qeveria e tij nuk bën dallime dhe se shtëpia më e sigurtë për minoritetet është Partia Socialiste.

Duke u ndalur tek akuzat për çështjen e pronave të minoriteteve, Rama tha se Konispoli është një shembull se si respektohet çdo qytetar pa dallim etnie.

Kryeministri Rama theksoi se me 350 aplikime që janë bërë në zonën e Konispolit, vitin tjetër kjo do të jetë një nga bashkitë e para që e mbyll përfundimisht procesin e legalizimeve.

Përmbushet një zotim për gjithë këtë zonë, ku bashkëjetojnë në harmoni edhe shqiptarë edhe minoritarë. Minoritarët e kësaj zone marrin një mesazh të qartë që është i qeverisë sonë se për ne nuk ka asnjë dallim dhe respekt për të gjitha të drejtat.

Të gjithë ata që bëjnë zhurmë të madhe në Tiranë apo gjetkë për të drejtën e pronës së minoritarëve në Shqipëri, ja ku kanë një shembull besimplotë se si respektohet maksimalisht dhe në mënyrë tërësisht të barabartë çdo qytetar qoftë me kombësi shqiptare qoftë me kombësi greke. Tani jam i bindur se po bëhet e qartë dita ditës për të gjithë minoritarët se shtëpia e tyre më e sigurt është Partia Socialiste.

Më vjen keq që për arsye vetëm politike, të lidhura me interesa vetëm partiake ngrihen hera herës dallgë krejtësisht të panevojshme për t’i fryrë një zjarri që mund të ndizet nëpër media, nëpër qarqe politike, por nuk ka asnjë shans të ndizet aty ku shqiptarët dhe minoritarët bashkëjetojnë si vëllezër prej kohësh të largëta dhe do të bashkëjetojnë edhe në të ardhmen.

Këto themele nuk i prek dot politika sado e djallëzuar të përdori situata krejtësisht pa lidhje me qasjen tonë ndaj minoritetit siç është situata e disa ndërtimeve pa leje në Himarë pas asnjë lloj lidhjeje”, tha Rama.

Related Articles

Nje koment

  1. Rama.Pas Ismail Qemalit ti je i dyti qe do ta ndihmosh popullin shqipetar.Shqipetaret mund te futen ne rrugen e perparimit vetem me pastrimin etnik te hajduterise,krimineleve,trafikanteve.SHBA BE NATO duhet ta beje kete qysh nga nipi i hajdutit ahmat zogu,nexhmije hoxha,fatos nano,rexhep meidani,kastriot islami,ilir meta,sali berisha,lulezim basha,bujar nishani,jozefina topalli,adriatik llalla,xhezair zaganjori,noka paloke ,dode dhe te gjithe plehrat e PD,gjykaten kushtetutese.Kjo dite eshte clirim i vertete i shqipetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button