Qeveritare

Balluku: Kompanitë amerikane, projekte të mëdha të gazifikimit në Shqipëri

Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim me Asistent Sekretarin e Byrosë Energjetike të Departamentit të Shtetit, Geoffrey R. Pyatt.

Balluku u shpreh se, “me Pyatt diskutuam së bashku me stafet tona për projektet e mëdha të gazifikimit që kompanitë amerikane kanë në Shqipëri, por sigurisht edhe për mbështetjen e Departamentit të Energjisë për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin”.

“Shqipëria konsiderohet si një nga pikat strategjike për zhvillimin energjetik dhe për sigurinë energjetike dhe Asistent Sekretari, Pyatt na garantoi se mbështetja do të jetë e pakursyer dhe se ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë që kemi tashmë prej vitesh”, nënvizoi Balluku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button