☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.70 ▲1.8%
ARI 4,082 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,186 ▲ +0.58% ETH $2,357 ▲ +0.45% XRP $1.3280 ▲ +0.37% SOL $102.2400 ▲ +1.08%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,082 ▲0.19 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,082 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ibrahimaj: Të angazhuar për të vazhduar me reduktimin e borxhit në vend

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se, MFE është e angazhuar për të vazhduar me reduktimin e borxhit në vend.

Në fjalën e saj në Kuvend, ku u diskutua projektligji “Për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera”, Ibrahimaj u shpreh se, “ky pr/ligj është një mjet tejet i rëndësishëm në bashkësinë e të gjithë ndërhyrjeve tona për të përmirësuar menaxhimin e borxhit publik në Shqipëri”.

“Pr/ligji është një tjetër përmirësim i rëndësishëm i kuadrit ligjor, në ndihmë të optimizimit të menaxhimit të borxhit publik. Ky pr/ligj rregullon disa procese të lidhura me menaxhimin efektiv të skemave të veçanta të garancive sovrane që i vijnë në ndihmë biznesit dhe i kanë ardhur në ndihmë biznesit në të gjithë situatat e vështira që ekonomia shqiptare ka përballuar, që biznesi shqiptar ka përballuar”, u shpreh Ibrahimaj.

“Në dhjetor 2022 ne miratuam në Kuvend ndryshimet për shtesat në ligjin për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë. Këto ndryshime përfshijnë parashikimet përkatëse për këto lloj skemash garancie dhe procedurat që ligji parashikon për lëshimin e garancive. Ky pr/ligj synon të plotësojë menaxhimin dhe rikuperimin e pikërisht këtyre garancive”.

“Pas 3 vitesh dhe pas 3 skemash garancie të suksesshme, të miratuara për biznesin, me një disbursim total prej 25 miliardë lekësh dhe 1 mijë biznese përfituese, ne sot jemi gati të bëjmë një bilanc paraprak të këtij instrumenti specifik në ndihmë të biznesit”, tha Ibrahimaj.

Ajo theksoi se, “Agjencia e Trajtimit të Kredive, që tashmë do të quhet Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera dhe do të ketë tashmë kompetenca të rëndësishme, do të marrë ato kompetenca të cilat deri tani i ka trajtuar, i ka pasur MFE”.

“Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera do të mundësojë ndjekjen efektive dhe rikuperimin e detyrimit që lind pas pagesës së garancisë sovrane”, shtoi Ibrahimaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.