Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset efektivi i policisë
Një efektiv i Policisë së Komisaritati nr.1 në Tiranë ka mbetur i plagosur mbrëmë, jashtë orarit të punës pas një debati me dy persona të tjerë.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se Ermal Bregu, 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit të Policise Nr.1 Tiranë, por jashtë orarit të shërbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.
Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi i policisë, që është shoqëruar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Por mendohet se kjo ka ndodhur pas një konflikti të disa ditëve më parë ku Brugut i është djegur një makinë.