Politika

Rama komenton mungesën e Ben Blushit në Asamblenë e PS-së

Në deklaratën e shkurtër që dha në përfundim të Asamblesë Kombëtare kryeministri Edi Rama i pyetur për mungesën e deputetit socialist Ben Blushi në Asamble, tha:

‘Nuk e di. S’e vura re’.

A do t’i mungojë Blushi PS-së? Ja si përgjigjet Taulant Balla

Duke e quajtur ligësi atë që persona të caktuar po mundohet të bëjnë me keqinterpretimin e ligjit për importin e mbetjeve, deputeti i PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur në distancë edhe deputetit Blushi, një ditë pasi ai njoftoi largimin nga partia.

Pyetur nga media, në pushim të Asamblesë, nëse Blushi do t’i mungojë PS-së, Balla iu përgjigj: “Asambleja Kombëtare e PS ka mbi 270 anëtarë”.

Ndërkohë që për kritikat e hapura që Blushi bëri për ligji e mbetjeve Balla theksoi:

“Komenti im është i thjeshtë ka njerëz që çohen vonë dhe nuk kanë kohë të lexojnë ligjet në Kuvend apo vendimet e Asamblesë, kush ka sy dhe lexon ligjin tonë për mbetjet dhe riciklimin e tyre bën diferencën me atë të 2011. Nuk është cështje interpretimi, por ligësie, nga persona të caktuara që mundohet të marrë kredo politike”- tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button