Kosova

Propaganda e Pozitës dhe Opozitës – ia zbulojnë “të zezat” njëra-tjetrës

Partitë opozitare dhe ato të pushtetit po zhvillojnë propagandë intensive edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.
Njerëz të këtyre blloqeve politike në Kosovë vazhdimisht po publikojnë në faqe të ndryshme të Facebook-ut video me pjesë të premtimeve dhe deklaratave kontroverse të liderëve të tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje” kishte nisur e para këtë lloj fushate duke publikuar videot e Isa Mustafës dhe zyrtarëve tjerë të LDK-së që para zgjedhjeve të fundit deklaronin se nuk do të hynin kurrë në koalicion me PDK-në, shkruan Gazeta Express.

Së fundi, në Facebook ekziston një faqe “Qytetarët në mbrojtje të Republikës së Kosovës” e cila i ka shpallur ‘luftë’ opozitës.

Faqja u ka nxjerrë në shesh edhe grindjet dhe vijat e kuqe mes vetë liderëve të Opozitës, në veçanti kundërthëniet dhe sulmet e ashpra mes Albin Kurtit të VV-së dhe Ramush Haradinajt të AAK-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button