Rajoni

Bullgari: Sontazhi, GERB 36.5% dhe PS 20.3%

bullgariSipas një anketimi të agjencisë sociologjike “Ekzakta Risërç Grup” 55 për qind prej bullgarëve janë kategorik se do të votojnë. Në fillim të fushatës elektorale bullgarët që ishin të bindur, se do të votojnë nuk tejkaluan 50 për qind. Sipas anketimit 36.5 për qind prej bullgarëve do të mbështetin partinë GERB, 20.2 për qind-Partinë Socialiste Bullgare, 11.9 për qind-Lëvizjen për të Drejta dhe Liri, 7.3 për qind- Bllokun e Reformatorëve. Në parlamentin e ri do të hyjnë edhe tri formacione të tjera: ABV-me 5.3 për qind, Bullgaria pa Censurë-me 5.2 për qind dhe Fronti Patriotik-gjithashtu me 5.2 për qind. Keto janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare te cilat do te zhvillohen më 5 tetor. Të drejtë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 tetorit e kane 18 parti dhe 7 koalicione, të cilat përbëjnë të gjithë spektrin politik në vend, nga më e majta deri tek më e djathta.

Keto zgjedhje po pergatiten nga qeveria teknike me kryeminister Prof. Georgi Bliznashki dhe qeveria ka nje mandat vetem dymujor. Por krahas prioritetit kryesor të qeverisë teknike, pra të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 tetor të këtij viti, kryeministri theksoi para pak ditesh nevojën për stabilizimin e sistemeve publike dhe të qeverisjes së vendit. Për sa i përket detyrës kuçe të qeverisë teknike Kryeministri Bliznashki nënvizoi se bëhen përpjekje për ditë për përgatitjen normale të procesit zgjedhor në vend. Në këtë lidhje kryeministri theksoi Bordin Qytetar, i cili u krijua posaçërisht për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe transparente. Z.Bliznashki ishte kategorik se listat zgjedhore janë të aktualizuara. Kështu që ka përputhje të plotë midis kartave personale të identitetit dhe pasaportave të lëshuara në Bullgari me listat e votuesve sipas adresës së tyre të përhershme. Kryeministri teknik vuri në dukje se qeveria bën të gjitha përpjekjet e nevojshme për mos blerjen e votave dhe se ka ndërmarrë masa të rrepta për shtypjen e buletineve për zgjedhjet e 5 tetorit.
Zgjedhjet e parakoheshme në Bullgari erdhën për shkak te shpërbërjes së kualicionit te formuar nga: Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të drejtat dhe Liritë dhe “Ataka” si rezultat të protestave njëvjeçare antiqeveritare dhe besimi i ulët në të ashtuquajturin kabinet-ekspert të Pllamen Oresharskit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button