Bota
LONDËR-Johnson: Marrëveshja për Brexit një tallje
Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson dënoi marrëveshjen e ndarjes nga BE paraqitur nga kryeministrja Theresa May në Dhomën e Komuneve në lidhje me votimin e ratifikimit, më 11 dhjetor, duke e etiketuar si një tallje për Brexit.
Ish-ministri i Jashtëm ndihet ”i keqardhur” që thotë të vërtetën, por nuk beson se ka njeri në Dhomën e Komuneve që mendon se kjo është një marrëveshje e mirë.
”Një gjykim negativ i përbashkët, madje edhe për ata që nuk duan të qëndrojnë në BE, edhe me ata që duan të rrinë atje, si Tony Blair, i cili ishte pro qëndrimit në union”, thekson Johnson.
Ai kritikon edhe liderin e laburistëve, Jeremy Corbyn për sabotim të Brexit.