roze

Bale: Moisiu, roli më ekstrem i karrierës

Christian Bale ka ndjerë shumë presion në interpretimin e Moisiut në filmin ‘Exodus: Gods and Kings’. Aktori i famshëm tha për ‘Sunday Mirror’ se ky personazh është “më ekstremi” që ka marrë ndonjëherë përsipër.

1419250747bale-moisiu“Është roli më ekstrem që kam interpretuar. Për këtë arsye më është dashur të ndryshoj krejtësisht sjelljen time në sheshxhirim”, tha Bale.

Filmi me regji të Ridley Scott tregon historinë e Moisiut, i cili sfidoi Faraonin Ramses duke udhëhequr 600 mijë skllevër në një udhëtim për t’u arratisur nga Egjipti. Christian Bale tha se Moisiu ishte më i vështirë se roli i vrasësit serial Patrick Bateman në filmin e vitit 2000 ‘American Psycho’.

“Te filmi ‘American Psycho’ unë qëndrova gjatë gjithë kohës në karakter, ndërsa me Moisiun nuk e bëja dot pasi ishte shumë ekstrem. Le të themi që e fikja dhe e ndizja”, shpjegoi protagonisti i trilogjisë Batman.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button