Europa

Policia shpërbën një komplot neofashist, 14 të arrestuar

Policia italiane njoftoi sot se ka arrestuar 14 neofashistë të dyshuar se kërkonin të shënjestronin persona politikë dhe gjyqtarë, ndërkohë që media flet për një plan për vrasjen e disa dhjetëra personave.

ee1065-319x200“Dy vite hetime dhe përgjime telefonike treguan se grupi, i dalë nga organizata e ndaluar e ekstremit të djathtë ‘Ordine Nuovo’ (urdhëri i ri), kishte filluar të mblidhte armë dhe parashikonte të organizonte një sulm për Krishtlindje”, shpjegoi policia gjatë një konference për shtyp.

Sipas shumë mediave italiane që citojnë përgjegjësin e hetimit, Mario Parente, një polic ishte infiltruar në këtë grup, që synonte të sulmonte hekurudhat e “Equitalia”-s, agjencia e ngarkuar me mbledhjen e taksave.

Sipas gazetës “La Repubblica”, “ata synonin të vrisnin përgjegjës politikë, 10 ose 11 njëherësh. Të hidhnin në erë selinë e ‘Equitalia’-s në një moment kur të gjithë punonjësit të ishin të pranishëm, si dhe të sulmonin pika të policisë”.

Për të grumbulluar armët që ju nevojiteshin për të realizuar planin e tyre, ata kishin parashikuar të vidhnin shtëpinë e një koleksionisti.

“Ordine Nuovo”, themeluar në vitin 1956 me shpresën për të risjellë fashizmin në vend, ishte akuzuar se ka qenë mbrapa shumë atentateve në fillim të viteve 1970 dhe u shpërbë nga qeveria italiane në vitin 1973.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button