Zgjedhjet lokale 2015

CRCA: Shqipëria, ndër vendet e fundit në Europë për kandidimin e grave në zgjedhje

Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për kandidimin e grave në zgjedhje. Kështu, në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit vetëm 11% e kandidatëve janë gra dhe vajza.

Sipas një vëzhgimi të Koalicionit për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, rezulton se në një total prej 138 kandidatësh për kryetarë bashkish, vetëm 15 janë kandidate gra e vajza, një shifër shumë të ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të grave në vend.

Koalicioni konstaton se “partitë politike vazhdojnë të mos i promovojnë gratë e vajzat, duke mos u dhënë vendin që u takon në listat për kandidatë të bashkive në zgjedhjet vendore, pavarësisht se fryma e Kodit Zgjedhor kërkon që çdo grua të arrijë pjesmarrjen në 30% në çdo listë kandidatësh”.

Gjithashtu, sipas vëzhgimit, nga 40 kandidatë të PS-së në total që garojnë në këto zgjedhje, 9 prej tyre janë gra e vajza ose rreth 22.5 %. Lëvizja Socialiste për Integrim, nga 16 kandidatë në total, vetëm 3 janë gra e vajza ose rreth 18.75 %. Partia Demokratike, nga 60 kandidatë  në total, vetëm 3 janë gra e vajza ose rreth 5 %

Sa u përket partive të tjera politike: Nga 22 kandidatë të pavarur ose të partive më të vogla, si PR, PDIU, PSD, PBDNJ etj, që garojnë në këto zgjedhje, asnjë prej tyre nuk ka kandidate femër për kryetare të bashkive.

Koalicioni thekson se, kandidimi i grave vetëm si anëtare të Këshillave Bashkiakë konsiderohet mbështetja më e vogël që partitë politike në Shqipëri mund të bënin për gratë dhe vajzat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button