☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,963 ▲1.11%
DOW 48,530 ▲0.65%
NASDAQ 23,608 ▲1.83%
NAFTA 91.58 ▼7.57%
ARI 4,867 ▲2.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,289 ▲ +2.27% ETH $2,318 ▲ +3.55% XRP $1.3575 ▲ +0.99% SOL $84.0600 ▲ +0.8%
S&P 500 6,963 ▲1.11 % DOW 48,530 ▲0.65 % NASDAQ 23,608 ▲1.83 % NAFTA 91.58 ▼7.57 % ARI 4,867 ▲2.08 % S&P 500 6,963 ▲1.11 % DOW 48,530 ▲0.65 % NASDAQ 23,608 ▲1.83 % NAFTA 91.58 ▼7.57 % ARI 4,867 ▲2.08 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

PDK-së i shtohet presioni ndërkombëtar! Java tjetër vendimtare!

Pas dështimit të sotëm për votimin e Gjykatës Speciale nga ana e Kuvendit të Kosovës për shkak se disa deputetë të PDK-së kundërshtuan ta votojnë atë, është rritur presioni ndërkombëtar ndaj drejtuesve të Partisë më të madhe në vend.

Burime ndërkombëtare kanë thënë se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij, Kadri Veseli gjenden para një presioni të paparë ndërkombëtarë për votimin e kësaj gjykate. “Ndërkombëtarët ia kanë bërë të qartë Hashim Thaçit e Kadri Veselit që Gjykata Speciale duhet të kaloj nga ana e Kuvendit të Kosovës. Ata kanë kërkuar nga dyshja që të bëjnë të pamundurën që t’i bindin deputetët e partisë së tyre që ta votojnë projektligjin për themelimin e gjykatës”, tha ky burim.

Në anën tjetër, Gazeta Blic merr vesh se në mbledhjen e Grupit Parlamentar Thaçi e Veseli përpos që kanë bërë presion ndaj deputetëve, ata edhe i kanë kërcënuar ata, duke u thënë se do të kenë pasoja, nëse do të dështoj themelimi i kësaj gjykate.
Mësohet se javën tjetër sërish do të mblidhet Kuvendi për të votuar për Gjykatën Speciale.

“Deri javën tjetër PDK ka kohë që t’i bind deputetët e saj që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale”, tha ky burim ndërkombëtar.

Mediet kanë raportuar se hiq më pak se 11 deputetë të kësaj partie kanë kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, arsyetimi i shefit të GP të PDK-së, Adem Grabovci ka dhënë propozim qesharak kur ka kërkuar që të shtyhet votimi i Gjykatës Speciale, me arsyetimin se ende nuk janë përkthyer draftet e ardhura nga Brukseli për këtë projektligj.

Gjatë ditës së sotme, ka pasur edhe protesta kundër themelimit të kësaj gjykate.

Duket se vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku u dënuan Sylejman Selimi e Sami Lushtaku, si dhe disa ish- ushtarë tjerë të UCK-së, ka ndikuar që shumë deputetë të PDK-së të dalin kundër kësaj gjykate.

Zyrtarisht edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila ka paralajmëruar votën kundër kësaj gjykate, ka thënë se shtyrja e seancës së sotme është bërë për shkak të amendamenteve për këtë projektligj, e jo për shkak të votave. Mirëpo, ndryshe kanë thënë deputetët opozitarë. Sipas tyre, koalicioni nuk i kishte numrat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.