Ekonomia

Eksportet e mallrave u rritën me 21.9% në 3-mujorin e parë të 2021

Eksportet e mallrave u rritën me 21.9% në terma vjetorë përgjatë tremujorit të parë të vitit 2021, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, kategoria që ka kontribuuar më shumë në këtë rritje ka qenë “materiale ndërtimi dhe metale”, kryesisht për shkak të rritjes të eksportit të metaleve industriale, çmimet dhe kërkesa e të cilave në tregjet ndërkombëtare kanë vijuar të rikuperohen.
Kontribute të rëndësishme pozitive kanë dhënë edhe kategoritë “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe “ushqim, pije, duhan e bujqësisë në tërësi”.
Kategoria “tekstile dhe këpucë” ka shfaqur gjithashtu rritje në terma vjetorë, por është e vetmja kategori që vijon të mbetet nën nivelet e parapandemisë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, trendi në rritje i eksporteve reflekton vijimin e rikuperimit të aktivitetit tregtar të vënë re në gjysmën e dytë të vitit 2020.
“Norma e rritjes së eksporteve ka qenë më e lartë se ajo e importeve, por pesha
më e madhe e importeve në bilancin tregtar ka bërë që deficiti të zgjerohet
me 13.5%”- thekson BSH.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button