Kosova

Ymeri: Ta forcojnë Republikën dhe ta luftojmë krimin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po vazhdon të qeverisë me metoda sunduese. Kurse për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, tha se i kërcënoi me jetë aktivistët e Vetëvendosjes.

Ai e filloi fjalimin në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti, duke thënë se edhe pak ditë bëhen një vit që qeveria sundon me metoda sunduese.

Ymeri shtoi se sot aktivistët e Vetëvendosjes mbahen në burg me akuzën për terrorizëm dhe me asnjë dëshmi e provë, por vetëm psse janë aktivistë të Vetëvendosjes.

“Premtonin se do të integrohen serbet e Kosovës, se do të na njeh Serbia, se do të ketë liberalizim të vizave, do të pranohemi në BE. Asnjëra nuk u bë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, tha ai.

Sipas tij, për Vetëvendosjen pikësynim është mirëqenia e qytetarëve.

Ai u ka bërë thirrje aktivistëve që ta forcojnë Republikën dhe ta luftojnë krimin.

Ymeri është shprehur se ndalja e Zajednices, siç e quan ai Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka ndalë dialogun, pasi sipas tij bisedimet janë zhvilluar për këtë bashkësi.

“Sot nuk ka vazhdim të dialogut me Serbinë. Ndalja e Zajednicës ndali dialogun, sepse ky dialog zhvillohej për të”, ka thënë Ymeri,

Ai po ashtu ka thënë se këtij koalicioni po i vjen fundi dhe se Vetëvendosje po rritet.

Ymeri ka thënë se qeveritarët po keqpërdorin luftën e UÇK-së dhe për këtë arsye kanë kërkuar që lufta e UÇK-së, të hyjë në Kushtetutë.

Ymeri theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po kuptohet drejt dhe sot është subjket politik që ka shumë gjasa të jetë subjekti i parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button