Bota

General Motors tërheq rreth 200.000 automjete, shkak problemet me airbag-ët

bbbAirbag-ët e prodhuesit Takata mund të shpërthejnë me një forcë më të madhe nga e zakonshmja duke shpërndarë pjesë të metaltë në drejtim të shoferit dhe pasagjerëve.

General Motors do të tërheqë nga tregu në SHBA dhe Kanada rreth 200.000 vetura të modelit Saab dhe Saturn në mënyrë që të riparojë airbag-ët të prodhuesit japonez Takata.
Ky vendim i GM-së është një pjesë nga tërheqja masive e rreth pesë milionë veturave që u njoftua muajin e kaluar nga ana e rregullatorëve të sigurisë në SHBA.
Airbag-ët e prodhuesit Takata mund të shpërthejnë me një forcë më të madhe nga e zakonshmja duke shpërndarë pjesë të metaltë në drejtim të shoferit dhe pasagjerëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button