Kronika

Policia parandalon një vrasje në Korçë, në pranga 27-vjeçari

Policia e Korçës ka parandaluar një vrasje paraditen e të enjtes. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar 27-vjeçari Roland Adri, nga fshati Podgorie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të mëngjesit, ku pas një konflikti të çastit, Adri ka qëlluar me pushkë drejt E. D, 29 vjeç. Fatmirësisht, personi nuk është dëmtuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka arrestuar 27-vjeçarin. Më pas në banesë ka gjetur dhe sekuestruar pushkën, model 63, me 11 fishekë brenda. Gjithashtu u sekuestruan në vendin e ngjarjes një gëzhojë dhe 1 predhë municioni luftarak. Mbi 29-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button