Kosova

Stojanoviq: Policia e paaftë, KFOR-i nevojshëm

“Policia është e paaftë dhe e painteresuar, andaj i bëj thirrje KFOR-it për të krijuar një postbllok në fshatin Paralovë të Novobërdës, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës”, Branimir Stojanoviq.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas raportimeve të mediave serbe se të dielën pasdite në këtë fshat ishte sulmuar, Dragan Stojkoviq nga vëllezërit Ibishi.

“Ne jemi të alarmuar nga sulmet e fundit të cilat janë duke u zhvilluar për disa vite, dhe ne jemi të habitur me paaftësinë. Dyshojmë në bashkëfajësinë e policisë në keqtrajtimin sistematik të banorëve të Paralovës “, ka thënë Stojanoviq.

Duke dënuar incidentin, zëvendëskryeministër i Kosovës, tha se nuk ka durim e as besim në polici.

“Durimit tonë për ta lehtësuar situatën dhe për ta ndaluar dhunën dhe sidomos ata që e vuajnë këtë dhunë i erdhi fundi dhe i bëj thirrje KFOR-it për të ngritur një postbllok në fshat për të mbrojtur njerëzit, jetën dhe pronën”, tha Stojanovic.

Siç thuhet në një njoftim për media nga zyra e Stojanoviqit, ai si zëvendëskryeministër i Kosovës do t`i drejtohet për këtë çështje direkt edhe Komandantit të KFOR-it.

“Të gjitha lutjet e mia të mëparshme dhe ankesat në adresë të Drejtorisë së policisë nuk kanë hasur në mirëkuptim dhe për këtë arsye nga policia rajonale e Gjilanit, e posaçërisht nga ajo e Novobërdës nuk pres më asgjë”, ka shtuar zëvendësi i Isa Mustafës, transmeton Klan Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button