Bota

Nis ceremonia e inagurimit të presidentit amerikan Donald Trump

Nën masa të rrepta sigurie Donald Trump pritet të betohet si president i 45-të i SHBA-ve dhe duket se gjithçka në Uashington është gati për këtë moment të madh. Qeveria federale ka harxhuar të paktën 100 milion dollarë për të paguar 28.000 agjentët që do të monitorojnë ceremoninë, për të mos ndodhur asnjë incident. Ndërsa pjesa tjetër e inaugurimit do të kushtojë edhe 100 milionë dollarë të tjera.

Ndërsa Donald Trump do të vërë dorën mbi Biblën e Abraham Linkolnit në orën 12:00 të 20 janarit 2017 për të bërë betimin, por edhe mbi Bilbën që i dhuroi nëna e tij në vitin 1955, të shumtë janë ata që protestojë kundër tij.

“Rreth 900,000 vetë pritet të jetë në Uashington gjatë ditës së sotme dhe ditët e ardhshme, edhe pse nuk është e qartë se sa do vijnë për të festuar inaugurimin dhe sa për të protestuar kundër tij”, raporton BBC.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se vendi do të shohë “diçka vërtetë të mahnitshme” të premten, kur ai të betohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Duke iu drejtuar mbështetësve natën e mbrëmshme në një koncert para inaugurimit, zoti Trump u zotua për një Amerikë të bashkuar, u zotua të sjellë ndryshim dhe ta bëjë më të madhërishëm vendin. Ndërkohë në Nju Jork, mijëra njerëz morën pjesë në një miting, ku dhjetëra të famshëm dhe politikanë shprehën kundërshtimin e tyre për presidentin e zgjedhur të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button