Politika

Meta nga Korça: I lumtur që nis fushatën këtu, LSI faktor stabiliteti

Kryetari i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta zhvilloi të dielën, një takim me strukturat në Korçë në kuadër të zgjedhjeve për Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të mbahen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ditën e diel në 6 nëntor 2016.

Gjatë bashkëbisedimit, Meta e cilësoi të rëndësishme garën për të ardhmen e LSI-së, por edhe si një demonstrim i përgjegjshmërisë për të ardhmen e vendit.

Meta u shpreh se momenti i zgjedhjeve në LSI në këto 2-3 muaj është i rëndësishëm edhe për të rishikuar të gjithë organizimin, veprimtarinë, për të parë edhe programin politik dhe për të reflektuar edhe për shumë sfida me të cilat është ndeshur qeverisja dhe me shumë shqetësime prej të cilave dëgjohen nga qytetarët.

Kryetari i LSI-së vlerësoi rolin që kjo forcë ka dhënë në stabilitetin e vendit. “Natyrisht ne nuk jemi i vetmi aktor dhe faktor në vend. Dhe skena politike ka dhe aktorë dhe faktorë të tjerë. Por jam i bindur që të gjithë jemi krenarë që kemi dhënë shembullin e një politike pozitive, bashkëpunuese, konstruktive, koherente, konkrete, të prekshme, e cila synon që të ndryshojë gjithçka që i intereson vendit”, tha Meta.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Meta tha se kjo nismë është reforma më e rëndësishme dhe më e madhe, e cila duhet të kthehet në një shpresë të madhe për të gjithë qytetarët në vendin tonë, që Shqipëria do të jetë një shtet më i drejtë. “LSI u dallua që në fillim për vazhdimësinë, për qartësi, për koherencë dhe për konstruktivitet sepse në fakt kjo nuk ishte një kërkesë e LSI, ishte reflektim i asaj që kërkonin shumica e shqiptarëve, një reformë në drejtësi”, tha Meta.

img_0177Duke nënvizuar se konfliktualiteti politik ka qenë e vetmja normë e politikës shqiptare për një kohë të gjatë, Meta tha se konfliktualiteti ndan artificialisht shoqërinë. “Unë besoj shumë se LSI do të vazhdojë të fuqizohet edhe më tej si një faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi në vendin tonë”, tha Meta.

Kryetari i LSI-së theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë konstruktive, ndërsa evidentoi edhe tre parime të rëndësishme. ““E para stabiliteti i vendit dhe stabiliteti i vendit ka të bëjë me legjitimitetin institucioneve, dhe në radhë të parë me vetë funksionimin demokracisë, me zgjedhjet e lira dhe gjithë institucionet që krijohen prej saj. Së dyti, është integrimi evropian i vendit”, tha Meta duke shtuar se integrimi evropian duhet parë edhe si një projekt reformash që në radhë të parë duhen bërë për shqiptarët dhe në interes të tyre.

Parimi i tretë të cilin theksoi Kreu i LSI-së janë marrëdhëniet e mira dhe të ngushta me fqinjët, jo vetëm si një kusht për integrimin evropian, por një kusht për paqen, për bashkëpunimin dhe për besueshmërinë ndërkombëtare të vendit tonë. “Nuk mundet ne të përballojmë efektet dhe impaktet e procesit të globalizimit si Shqipëri pa bashkëpunuar ngushtë me Maqedoninë, me Greqinë, me Kosovën, me Malin e  Zi, por edhe me gjithë vendet e tjera të këtij rajoni, pa krijuar imazhin e një rajoni të stabilizuar, pa krijuar një hapësirë mundësisht të përbashkët, ekonomike, që ta bëjë këtë rajon interesant dhe tërheqës për investitorët e rëndësishëm”, tha Meta.

img_0145Në vijim të fjalës së tij, z. Meta vlerësoi rolin e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe vlerat që ajo ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe. “Objektivi im është që LSI-ja në gjithë Shqipërinë të bëhet nesër siç është LRI-ja sot. Sepse në fakt, LSI-ja e vërtetë është LRI-ja që është sot.”, tha Meta.

Kryetari i LSI-së u shpreh se LSI ka për detyrë dhe për mision që t’i shërbejë interesit të gjerë publik dhe të përfshijë të gjithë ata të cilët duan një Shqipëri pozitive, një Shqipëri që i jep qetësi, që u jep të ardhme, por natyrisht që u jep edhe punë edhe siguri.

“Të privilegjuarit nuk kanë nevojë për LSI-në dhe LSI nuk mund të kthehet kurrë në një strehë për të privilegjuarit. LSI ka për detyrë dhe ka për mision t’i shërbejë interesit të gjerë publik dhe të ndihmojmë për të zgjeruar dhe konsoliduar një shtresë të mesme në vend si faktor të rëndësishëm të stabilitetit social, sepse ekuilibri social është shtylla kurrizore e një sistemit të tërë demokratik”, tha Meta.

Duke theksuar se çdo vend me një polarizim të fortë social dhe ekonomik, nuk është një vend aq demokratik sa mund të quhet, Meta theksoi se rritja ekonomike është e rëndësishme të përmirësohet akoma më tej.

Ministrja për Integrimin Klajda Gjosha, njëherësh edhe anëtare e Kryesisë së LSI-së tha se Shqipëria është në një etapë shumë të rëndësishme të procesit të integrimit dhe një kontribut të madh ka dhënë edhe LSI.

Edhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deklaroi se LSI është një forcë politike e cila e mat veten jo vetëm me rezultatin elektoral, por edhe nëpërmjet politikave të zhvillimit në të mirë të qytetarëve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button