Ekonomia

Manjani shpall 400 vende të lira pune, ja ku janë…

Katër qind vende të lira puna ofrohen në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Gjatë një takimi me studentë të Universitetit Politeknik, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i është drejtuar me një apel të rinjve: Duhen profesionistë dhe jo militantë partiakë.

“Profesionalizmi është elementi që kërkohet më shumë sesa asnjë gjë tjetër. Harta dixhitale ka nevojë për ekspertë të rinj. Duhen ekspertë dhe jo militant partie. Unë iu bëj thirrje publike që të afroheni pranë ZRPP dhe të aplikoni në 400 vendet e lira të punës që janë aktualisht. Kjo është një zyrë shumë profesionale. Procesi i dixhitalizimit të hartës kërkon profesionistë. Presim aplikimet tuaja. Kemi nevojë për më shumë burime njerëzore. Duhen burime njerëzore të mirëtrajnuar” tha Manjani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button