Bota

100 hajdutë vjedhin 13 milionë $ në 3 orë

Pjesëtarët e një grupi kriminal ndërkombëtar kanë arritur të vjedhin rreth 13 milionë dollarë nga bankomate nëpër Japoni, në një hapësirë kohore prej rreth 3 orësh, në atë që autoritetet e kanë konsideruar si një sulm të koordinuar, ku dyshohet se janë të përfshirë me qindra persona.

Policia beson se bëhet fjalë për të paktën 100 hajdutë, të cilët në mënyrë të organizuar, kanë përdorur karta krediti falso, që përbanin të dhëna të llogarive që janë marrë nga një bankë në Afrikën e Jugut, në mënyrë të jashtligjshme.

Sipas policisë, grupi i përdori këto karta në të paktën 1400 bankomate mengjësin e 15 Majit. Secili prej tyre mësohet se ka marrë maksimunin që këto paisje lëshojnë. Vjedhjet ndodhën Tokio dhe në 16 prefektuara të tjera.

Momentalisht nuk ka asnjë të ndaluar për këtë çështje, ndërsa “The Guardian” shkuan se policia Japoneze i ka kërkuar autoriteteve në Afrikën e Jugut, që të përcaktojnë sesi janë marrë të dhënat e kartave të kreditit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button