Kosova

Përmbytjet, sot situata më e qetë

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave bën të ditur se pas përmbytjeve të djeshme si pasojë e reshjeve të dendura sot situata në gjithë territorin e Kosovës është e qetë. Ndërsa, dje në gjithë territorin e Kosovës kanë qenë tri familje të zhvendosura dhe një vajzë e lënduar lehtë në komunën e Mamushës.

Shefi i Qendrës Operative të Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mahir Hasani, tha për KosovaPress se zonat më të prekura nga vërshimet dje kanë qenë Malisheva, Suhareka, Shtimja dhe Lipjani.

Sipas tij, kjo Agjenci ka qenë në vëzhgim të situatës dhe ka ndihmuar vetëm Komunën e Lipjanit, pasi vetëm kjo komunë ka kërkuar ndihmë për një pompë për heqjen e ujit.

“Sot sipas informacioneve situata është e qetë dhe niveli i lumenjve është në rënie”, tha Hasani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button