Te ndryshme

Njerëzit e shenjtë të Indisë lënë tempujt dhe i futen biznesit

Sot gurutë zotërojnë hektarë të tërë me prona private, kanë grumbulluar ar dhe pasuri që nuk taksohen nga shteti dhe ngasin makina të shtrenjta. Ata janë të lidhur me politikanë të rëndësishëm. Vetë Ramdev-i është një aleat i Kryeministrit indian, Modi, prej një kohe të gjatë. Madje, disa prej tyre akuzohen për sjellje për ngacmimet seksuale, si dhe për blerje të pronave në mënyrë të paligjshme

Për më shumë se një dekadë, guruja i veshur në portokalli Bab Ramdev-i drejtonte një show televiziv popullor, ku u tregonte miliona indianëve se si të merrnin grymë korrektësisht, të hanin barëra dhe të njihnin vetveten nëpërmjet pozicioneve mjaft të vështira të jogës.

Njeriu i shenjtë 50-vjeçar gjithmonë fjalimet e tij i kishte me një dozë kritike për dominimet e kompanive të huaja në Indi. Por në ditët e sotme, guruja i “shëndetit të mirë” është shndërruar në një lloj pasunari të ushqimit.

Vendet e tij të shenjta fabrikojnë me qindra produkte bimore dhe organike si sapuni, shampot, pastruesit të tjerë, lëngje dhe mjaltë. Kompania e quajtur “Patanjali”, ka një vlerë që i kalon 600 milionë dollarët.

Në ditët e sotme, numri i bizneseve, të cilat drejtohen nga gurutë dhe njerëzit e shenjtë është rritur shumë në Indi. Të mbështetur nga popullariteti i programeve televizive religjioze në dekadën e shkuar, shumë drejtues shpirtërorë në Indi kanë nisur të prodhojnë linjat e tyre të produkteve, duke përfituar nga feja e njohur e bazuar në sistemet e moçme të dijeve si joga dhe ayurveda.

Në vitin e shkuar, “Patanjali” u bë produkti më i përdorshëm nga klientët në Indi, dhe ka plane për të katërfishuar prodhimin deri në fund të vitit.

“Ne nuk kemi për qëllim që të ndërtojmë një markë. Marka thjesht është diçka dytësore”, tha Ramdev në një konferencë për shtyp në fillim të këtij muaji. “Ne duam që pasuria e indianëve të qëndrojë këtu. Nuk ka pse ajo të dalë nga vendi. Kjo i bën kompanitë ndërkombëtare që të djersitin Pse? A nuk i kemi zgjidhur dhe lënë të lirë buajt e tyre?”

Ramdev-i është një nga ato histori suksesi më se e dukshme e Kryeministrit Narendra Modi, i cili është nismëtar i lëvizjes “Bëje në Indi”. Ai gjithnjë ka motivuar fabrikat vendase që të prodhojnë sa më shumë produkte e këtu përfshihet edhe tregu i bazuar nga filozofia Hindu e Yoga-s dhe të ayurvedic-ut, një industri që kap shirat e 490 miliardë dollarëve.

Në bazë të një raporti nga firma e ndërmjetësimit të “IIFL Associates” të ardhurat e kompanisë “Patanjali” do të shkojnë deri në 3 miliardë dollarë deri në 2020.

Sipas raportit, kjo ndërmarrje e “njeriut të shenjtë” është kërcënim serioz, sepse nuk përpiqet që të mundë kompanitë e tjera të stabilizuara sipas rregullave të lojës së tyre, por e ndryshon lojën për ta.

“Kompania e produkteve të konsumimit global, tani janë në dijeni të faktit se rritja e produkteve të Ramdev-it nuk është një mashtrim”, tha Arvind Singhal, drejtues i Technopak-ut, një kompani konsultimi për konsumin në treg. “Tani ato e dinë mirë që kanë në sfidë përpara tyre”.

Ai shtoi se tani ndërmarrja “Hindustan Unilever”, që është degë e “Unilever”, së fundmi bleu një kompani lokale që prodhon vaj bimor floku me qëllim për të konkurruar produktet e Ramdev-it, të cilat kanë një shitje të madhe.

Njerëzit e shenjtë të Indisë tani janë totalisht kundër stereotipave të burrave që nuk i kanë qejf vendet me shumë njerëz, jetojnë në shpella të Himalajës dhe meditojnë për ditë të tëra.

Sot ata zotërojnë hektarë të tërë me prona private, kanë grumbulluar ar dhe pasuri që nuk taksohen nga shteti dhe ngasin makina të shtrenjta. Ata janë të lidhur me politikanë të rëndësishëm. Vetë Ramdev-i është një aleat i Modi-t prej një kohë të gjatë. Madje, disa prej tyre akuzohen për sjellje për ngacmimet seksuale, si dhe për blerje të pronave në mënyrë të paligjshme.

Fytyra e Ramdev-it nuk është e vetmja që shikohet në produktet e rreshtuara në raftet e supermarketeve indiane. Guruja shpirtëror Sri  Ravi Shankar, i cili flet për “artin e të jetuarit”, prodhon pastë dhëmbësh me produkte bimore dhe produkte për flokët.

Fjalimet e Shankarit bazohen te trauma dhe stresi i madh që njerëzit kalojnë nëpër qytete dhe ai propagandon teknika frymëmarrjeje.

Muajin e kaluar, guruja i famshëm për mediumet, Baba Gurmeet Ram Rahim Singh, të cilin ndjekësit e tij e quajnë “dërguesi i Zotit” dhe “shenjtori”, vendosi që emri i tij të dilte në etiketat e disa produkteve organike, duke zgjeruar biznesin përtej videove dhe filmave që ai bën dhe madje edhe luan.

Ramdev-i gjithashtu është një njeri i shenjtë që hap mjaft debate. Ai del kundër homoseksualitetit dhe pretendon se e ka gjetur kurën për SIDA-n. Gjithashtu, kundërshton edukimin seksual nëpër shkolla dhe së fundmi kërkoi që një film të mos transmetohej, sepse e portretizonte Hinduism-in keq.

Në muajt e fundit janë shtuar në media ankesat për produktet e tij nga blerësit. Njerëzit thonë se ata kanë gjetur myk brenda në gjalpë, dhe insekte në petë. Përgjigjja e tij erdhi në formë akuze ndaj kompanive të mëdha të huaja, të cilat përpiqen që ta njollosin imazhin tij duke paguar konsumatorët që të bëjnë ankesa false.

Vitin e kaluar, petët e gatshme që “Nestle India” shiste në treg, të quajtura “Maggi”, ishin qendra e një skandali të madh kombëtar. Kjo, sepse pas testeve të kryera nga qeveritë lokale, rezultoi se ato kishin përmbajtje të lartë të substancave të dëmshme për shëndetin. Edhe vetë kompania kreu testimet e saj dhe doli në përfundimin se ato ishin tërësisht të shëndetshme. Gjithsesi, i tërhoqi produktet për disa muaj. Gjatë kësaj kohe, Ramdev-i me shpejtësi hodhi në treg petët e prodhuara nga fabrikat e tij, që të përfitonte nga kjo goditje që mori “Nestle-ja”.

“Kur konkurrenca është në rritje, edhe tregu përfiton më shumë energji”, tha Suresh Narayanan, drejtues dhe drejtor menaxhimi për “Nestle India”.

Për më tepër që kompania e Ramdev-it ishte ajo që reklamoi shumë më tepër në televizion përgjatë javës së fundit të janarit, duke lënë pas edhe gjigandë globalë. Mjaft prej tregtarëve që kanë dyqane nëpër lagjet të ndryshme, gjithashtu janë ithtarët e tij.

Tani ai ka nisur bashkëpunim me linja të mëdha supermarketesh.

Ramdev-i dëshiron t’ju kujtojë rivalëve se produktet e tij nuk bëhen nëpër baranga, por në fabrika me teknologji të lartë.

“Ne kemi shkatërruar botëkuptimin në bazë të të cilit, nëse një produkt bëhet nga një kompani e huaj dhe është i shtrenjtë, atëherë me patjetër duhet që të jetë i mirë. Dhe nëse është i lirë dhe i bërë nga indianët, atëherë ai medoemos është i keq”, u shpreh Acharya Balkrishna, drejtori i menaxhimit të kompanisë “Patanjali”.

Rojet e sigurisë në fabrikat e mëdha të “Patanjali-t”, që në gjithë Indinë janë 10 të tilla, i përshëndesin vizitorët me pasthirrmën Hindu “Om”.

Njerëz të shenjtë të veshur me portokalli përveç seancave të meditimit dhe ato të yogas, bëjnë edhe e detyrën e vëzhguesve të fabrikave.

Këshilltarët më të afërt të Ramdev-it nuk janë diplomuar në biznes. Ata thjesht janë dishepuj të tij.

Ramdev-i nuk merr rrogë nga kompania. Ai fle në dysheme në tempujt e tij dhe tregon përralla për të ringritur lavdinë e shkuar të atdheut.

“Produktet e tij kanë një shpirt indian”, thotë Sandeep Tanwar, 43 vjeç, që po blinte patë dhëmbësh dhe mjaltë në një pikë dyqani të “Patanjali-t”, në Nju Dehli.

Sipas studiuesve të tregut, të tilla biznese gurush do të vazhdojnë që të jenë popullorë.

“Produktet e ‘Patanjali-t’ e ngrenë edhe më, atë botëkuptimin mbizotërues të ringjalljes së krenarisë kombëtare mes indianëve tani. Më përpara të gjithë mendonin se kur përdorje marka të huaja, atëherë ti ishte i veçantë. Tani kjo gjë nuk ekziston më në Indi’, tregon Vandana Das, president i kompanisë reklamuese të “DDB Mudra”, që merret gjithashtu edhe me fushatën reklamuese të “Patanjali-t”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button