Te ndryshme

Plani për t’u dhënë të varfërve dijen përmes internetit

Ideja që qëndron pas “Free Basics” është që të ofrohet një version i qartë i uebit në celular, ku njerëzit mund të kenë akses pjesërisht në internet. Gjërat bazike nuk do të pengohen, por mundësia për të marrë të dhëna nga përdoruesit do të jetë e limituar, ashtu si edhe shërbimi i lidhjes

Më shumë se gjysma e njerëzve në planet ende nuk kanë akses në internet. Por që të arrish të gjesh se si mund t’u japësh atyre mundësinë të futen online, është po aq sfidë politike, sa edhe teknologjike. Ky ishte një leksion që “Facebook”-u e mësoi së fundmi në Indi, ku programi i kompanisë “Free Basics”, u penalizua nga rregullatorët më herët në këtë muaj.

Ideja që qëndron pas “Free Basics” është që të ofrohet një version i qartë i uebit në celular, ku njerëzit mund të kenë akses pjesërisht në internet. Gjërat bazike nuk do të pengohen, por mundësia për të marrë të dhëna nga përdoruesit do të jetë e limituar, ashtu si edhe shërbimi i lidhjes.

Ata që kundërshtojnë këtë plan, argumentojnë se kjo i jep “Facebook”-ut një avantazh të padrejtë dhe thyen parimet e konkurrencës së lirë në ueb.

Ndërsa “Facebook”-u po ecën përpara, në disa vende të tjera me këtë program, frenimi në Indi e ka shtuar debatin se si, nëpërmjet një programi si “Facebook”-u, ndarja dixhitale mund të ribashkohet.

“Sinqerisht unë ndjeva kundërshti”, tha Steve Song, një këshilltar i politikave të telekomunikimit. “Unë vazhdoj që të mendoj se është problematike të kesh një nga kompanitë më të mëdha në botë që menaxhon në llokmë të madhe të të dhënave personale të botës. Kjo dukshëm është një çështje që ne kemi nevojë ta mendojmë saktë dhe nuk duam që në emër të të bërit të diçkaje të mirë, paqëllimshmërisht të bëjmë diçka të keqe, duke krijuar de facto një monopol. Në atë kohë nuk m’u duk etike që thjesht të thosha që ta fiknim këtë shërbim.”

Duke folur me kolegë të tjerë për këtë çështje, Song arriti në përfundimin se ai prapë kthehej tek e njëjta pyetje: Po sikur të gjithë smartphone-t, në mënyrë automatike, të lidhen me internetin pa një tarifë shtesë?

Sa më shumë mendonte për të, aq më shumë bindej se ajo që dukej si një fantazi idilike mund të jetë aktualisht një plan i mirë për të përmirësuar aksesin në internet.

Ideja e Song-ut është që operatorët e shërbimeve celulare mund të bëjnë të mundur që smartphone-t automatikisht të mund të kenë akses në internet, edhe pse lidhja mund të jetë e ngadaltë dhe e limituar në marrjen e të dhënave. Pra që celularët mund të ofrojnë një lidhje bazike interneti për të dhëna që nuk ke pse të paguash. Në këtë mënyrë, njerëzit do të kenë akses në burime të rëndësishme që janë online. Ky shërbim do të kushtojë pak dhe përveç përfitimit të njerëzve, do t’u hyjë në punë edhe kompanive.

“Çdo person që shtohet në rrjet, i shton vlerë çdokujt tjetër në rrjet. Mua më duket se kjo është arsyeja që rrjetet e telefonave lidhin njerëzit falas te rrjeti i zërit. Kushton miliona dollarë për t’u mirëmbajtur, por ata i shtojnë vlerë rrjetit, sepse ata kthehen në njerëz të tjerë që mund të thirren në këtë rrjet pajisjesh. Përse mos ta aplikojmë këtë gjë edhe me të dhënat. A nuk aplikohen të njëjtat principe?”

Ka të tjerë shembuj që tregojnë të njëjtin princip, që sugjeron që mund të jetë nisje e mirë për operatorët e rrjeteve telefonike që të ofrojnë internet bazik dhe falas. Një precedent është përdorimi në masë i email-eve falas. “Nuk ishte e largët ajo kohë kur njerëzit paguanin për motorët e kërkimit. Ti do ta blije një shërbim në motor kërkimi si një copë softueri. Por kompanitë e internetit e kuptuan se motori i kërkimit ishte mundësuesi i madh, kështu që ajo që ishte shërbim me pagesë, u kthye në një shërbim falas.”

Për një ndryshim të tillë që të mund të aplikohet në lidhjet telefonike, Song thotë se do të duhet që të bëhen analiza më rigoroze ekonomike. Por ai beson se një pikënisje e mirë mund të jetë mundësimi, i parazgjedhur, i lidhjeve të internetit 2G falas me shpejtësi rreth 9.6 kilobits për sekondë. Ky është shërbim i ngadaltë, nëse je mësuar me internet të shpejtë.

“Ky është pothuajse sa çereku i shpejtësisë të asaj që është një lidhje normale. Përdoruesi nuk do të ketë mundësi që të shkarkojë një mori informacionesh, figurat nuk do të duken, por gjëra të tilla si mesazhet dhe version i limituar i ‘Facebook’-ut do të punojnë. Vlera e internetit tani është rritur shumë. Ata që nuk kanë mundësi ekonomike janë shumë të paavantazhuar. Internetin mund ta përdorësh për informacione në bujqësi, për punë të re apo dhe për të kritikuar qeverinë”. Gjithsesi Song e pranoi se shumë kompani telefonike do të jenë kundër kësaj nisme, pasi ka në kosto për t’u realizuar. “Që kjo të ndodhë duhet vizion.”

Song-u dhe specialistë të tjerë të komunikimit mendojnë se kjo ide do të përqafohet sidomos në ato vende në zhvillim, ku ka një numër më të madh njerëzish, të cilët nuk kanë akses në internet.

Dhe në disa vende ka nisur zbatimi. Kështu në Indi, kompania e telefonisë celulare “Aircel” ka marrë vendimin që të ofrojë internet falas me shpejtësi 64 kilobits për sekondë, duke nisur nga vjeshta e ardhshme. Dhe “T-Mobile” ka ofruar 2G falas për të gjithë klientët jashtë atdheut të tyre. “Për vendet në zhvillim kjo është jashtëzakonisht e mundshme dhe e shikoj si diçka që me shumë mundësi do të ndodhë”, tha Pam Dixon, drejtori ekzekutiv i “World Privacy Forum”. “Por në një pjesë më të zhvilluar të botës, gjykoj se është shumë, shumë e vështirë, pasi nuk ka nxitje aty.”

Në SHBA ka ende njerëz që nuk e përdorin internetin. Ata llogariten se janë 15% e popullatës.

Operatorët e rrjetit “Pew” kanë disa arsye që të mos e ofrojnë atë falas. Ajo më e rëndësishmja është se njerëzit nëse kanë akses minimal, do të mbledhin më pak të dhëna dhe këtë formë të tillë, ata nuk e duan. Kështu që preferojnë më mirë të paguajnë e të kenë shërbim më cilësor.

Gjithsesi, ka ende një shans sipas Dixon-it. Kompanitë e reja telefonike celulare mund të ofrojnë internet falas për klientët e tyre, në mënyrë që të prishin tregun në SHBA. “Ka më shumë hapësirë në fund të tregut”, shtoi Dixon-i.

“Dua të them që nëse ka dëshirë, atëherë rruga gjendet”, tha Josh Levy, drejtori i avokatisë te “Access Now”, një grup që fokusohet në kryqëzimin e të drejtave të njeriut dhe të të drejtave dixhitale. “Unë kam sugjeruar një ofertë me akses shumë të ulët, të rreth 50 megabajtëve për një muaj, që do t’u japë mundësi njerëzve të kenë akses në internet dhe të shohin se çfarë mundësish kanë aty. Por s’e pres që këtë ta aplikojë një operator telefonik. Kjo strategji me peshë përgjithësisht ka ardhur nga platforma si ‘Facebook’, ‘Google’ apo ‘Mozilla’ … Dhe ajo që unë mendoj për vendimin e Indisë në fillim të muajit, është që ata në njëfarë mënyre duhet që të rimbledhin bordin vendimmarrës që ta zgjidhin këtë çështje”.

Song mendon se rregullatorët mund të ofrojnë stimuj për operatorët telefonikë që të hedhin hapin e rëndësishëm. “Nëse ke të bësh me një bord rregullatorësh që janë inovativë, që është gati p.sh. të të mbulojë rreziqet në tri vitet e para, kjo mund të ndihmojë shumë. Interneti, si shumica e teknologjive, sjell prodhues. Ai mund të prodhojë për mirë, por edhe për keq. Por nëse nuk ke akses, çdo gjë shumëzohet me zero dhe prapë zero ngelet.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button