Kronika

Boçi: Vota elektronike nuk lexohet, PS presion ndaj qytetarëve

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij votoi sot në mënyrë elektronike në Elbasan.

Në një prononcim për medie pas votimit ai tha se, “PS po u ushtron presion qytetarëve për t’iu marrë votën”.

Boçi tha se PS i ka dërguar sot në mëngjes administratës se nëse s’do u japin votën do i heqin nga puna.

Ai tha se, “presioni ka filluar që herët përgjatë procesit zgjedhor. Administrata është detyruar të përgatisë lista për votuesit. I kemi denoncuar. Një pjesë e madhe janë ndjerë të trysnuar, janë detyruar të dorëzojnë listat. Presioni të tjera kanë nisur me heqjen e ndihmës ekonomike, sikurse edhe kërcënime për heqjen nga vendi i punës. Për gjatë gjithë kohë kemi qenë të ndjekur, njerëzit që na kanë takuar janë kërcënuar, jemi në një situatë lufte, këto nuk kanë qenë zgjedhje, por luftë e vërtetë jo me mjete konvencionale. Kemi denoncuar kur përkrahës tanë janë intimiduar edhe nga Gjiknuri që ka marrë përsipër të lozë jo vetëm rolin e politikanit, por edhe të policit. Jemi në një betejë me administratën, me shtetin, që këtë dhunë duan ta fokusojnë tek ata që janë në punë”.

Boçi i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë duke i siguruar që vota në mënyrë elektronike nuk lexohet.

“Dua ta përsëris, është mesazhi kryesor i këto zgjedhjeve, vota elektronike nuk lexohet”, tha Boçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button