Bota

Rusia pranon John Tefft si ambasador të SHBA-së

John-F.-Tefft1Moska pranoi sot emërimin e ambasadorit të ri të SHBA-së në Moskë, John Teff, një diplomat i njohur për mbështetjen e tij të shfaqur për aspiratat properëndimore në Ukrainë dhe në Gjermani, njoftoi një këshilltar i Kremlinit.
“Një marrëveshje u arrit”, deklaroi Iouri Ouchakov, këshilltari diplomatik i Kremlinit përsa i përket praktikës demokratike sipas të cilit vendi pritës duhet të pranojë emërimin e një ambasadori.
“Fakti që ai ka punuar në Rusi, që njeh vendin tonë dhe flet rusisht është një plus”, theksoi au duke shtuar se e njihte mirë John Tefft, një diplomat me karrierë.
John Tefft ka pothuajse 40 vjet eksperiencë. Ai ka punuar nga viti 2005 deri në vitin 2009 në Gjeorgji dhe nga viti 2009-2013 në Ukrainë, dy vende të ish-Bashkimit Sovjetik që kanë shfaqur vullnetin e tyre për t’iu afruar perëndimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button