roze

Puthja e sikletshme e Uma Thurman!

Shumë njerëz ëndërrojnë të puthin yjet hollivudianë sidomos kur bëhet fjalë për një aktore kaq të talentuar dhe një femër tërheqëse siç është Uma Thurman.

Teksa po jepte një çmim në galanë e “amfAR” në Kanë, Uma mori papritur një puthje pasionante nga sipërmarrësi Lapo Elkann. Të fitosh një çmim që vlen rreth 175.000 Euro nuk është diçka e vogël dhe sipërmarrësi Lapo nuk ka ngurruar ta shprehë gëzimin ndryshe. Pasi tërhoqi çmimin ai menjëherë ju afrua aktores  duke e puthur në buzë.

Fillimisht dukej një gjest instiktiv, por ama Uma nuk e priste që puthja do të ishte aq e papritur, pasionante dhe sidomos e sikletshme. E ç’mund të bënte 46-vjeçarja përveçse të ecte me rrymën dhe t’ja kthente puthjen sipërmarrësit përfitues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button