Kronika

Pashkët ortodokse – Mesazhe urimi nga zyrtarë të lartë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar përmes një mesazhi publik, të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Pashkëve ortodokse.

Nishani në urimin e tij shkruan se “Festa e Pashkëve është dita e madhërishme e ringjalljes së Krishtit, dita e ripërtëritjes së përdëllimit dhe e rifreskimit të besimit të palëkundur tek i Plotfuqishmi”

“Le të na shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar si dhe për të përsosur sadopak veten, të dashurit tanë, bashkësinë ku jetojmë, marrëdhëniet dhe solidaritetin njerëzor, por dhe për të konsoliduar e nxjerrë më shumë në pah vlerat e patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve”, shprehet Kreu i Shtetit. Në fund të urimit të tij, Kreu i Shtetit uron edhe një të ardhme sa më të mbarë për mbarë popullin tonë.

Edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi sot mbarë besimtarët ortodoksë dhe klerin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. “Le të jetë kjo festë e ringjalljes një shkëndijë shprese dhe besimi për çdo shqiptar se e nesërmja që po vjen do të jetë më e mirë, për një ekonomi të fortë ku nderohet dhe respektohet puna e ndershme, me kujdes për më të pamundurit, të vobektët, fëmijët dhe të sëmurët”, shkruan Basha në urimin e tij në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button