☁️
Tiranë 25°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,386 ▲ +0.36% ETH $2,534 ▲ +2.45% XRP $1.3709 ▲ +2.02% SOL $102.2000 ▲ +2.58%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Prokurimet publike të OSHEE-së, Qeveria: Ligjore dhe transparente

Në një dalje për media të zëdhënëses Ina Zhupa, Partia Demokratike pretendon se OSHEE i ka dhuruar 60 mijë euro koncesionarit “Tirana Auto” për blerjen e automjeteve luksoze.
Gjithashtu sipas PD-së përmes një gare me operator të vetëm janë dhënë 670 milionë lekë për trajnimin e punonjësve, ndërkohë që 66 milionë lekë në vit janë paguar një tjetër kompanie për eventet e OSHEE-së.
Në përgjigje të pretendimeve të Partisë Demokratike, qeveria sqaron se “kontrata për shërbimin e makinave është lidhur në vitin 2010, kur OSHEE menaxhohej nga privati. Kjo kontratë nuk shërben për blerjen e makinave luksoze ashtu siç pretendon PD, por është një kontratë e formës leasing (qira) operacional, pra kontraktori merr përsipër të ofrojë makina të reja (me 0 km) për një periudhë 3-vjeçare, duke përfshirë mirëmbajtjen periodike dhe të jashtëzakonshme të mjetit, si dhe detyrimet tatimore dhe lokale”.

“Në kushtet e plotësimit të nevojave për mjete transporti në të gjithë vendin, parimi i “leasing operacional”, konsiderohet me leverdi për kompani të mëdha dhe shtrirje të gjerë. Ndërkohë që procedurat e ndjekura për shërbimin e mësipërm kanë qenë plotësisht ligjore dhe transparente, fakt i cili dëshmohet edhe nga PD e cila sot iu referua dokumenteve të marra nga Agjencia e Prokurimit Publik”, thuhet në reagimin e publikuar në faqene  “Transparenca.al”.

Përsa i takon tenderit për trajnimin e stafit të OSHEE, qeveria sqaron se ka qenë i hapur, online dhe i zhvilluar plotësisht me procedura transparente në APP. “Thirrja për këtë tender është bërë kohë më parë, prej disa muajsh, dhe nuk është zhvilluar befas apo me negocim siç pretendon Partia Demokratike

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.