Politika

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet në Kolonjë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi të enjten disa vendime që lidhen me organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, që do të mbahen më 20 nëntor.

Në mbledhjen e sotme KQZ vendosi caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor nr.73 dhe anëtarëve të Grupeve të Numurimit të Votave(GNV), si dhe vendimin për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve, për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave.

Gjithashtu, u miratua modeli i fletës së votimit dhe modeli i vulës që do të përdoret në këtë proces zgjedhor.

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar te bashkisë Kolonjë vijnë pas ndarjes së paritur nga jeta të ish-kryebashkiakut, Arben Malo.
Në këtë garë zgjedhore koalicioni i majtë qeverises Aleanca për Shqiperinë Europiane përfaqësohet nga kandidati Ilia Stefo, ndërsa koalicioni i djathtë nga Dritan Hajro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button