Sporti

Maratona “Tirana 2016”, Gega dhe Këllezi fitues në 21 km

Maratona “Tirana 2016”, ku marrin pjesë rreth 1 200 vrapues nisi në orën 09:10 nga Muzeu Historik Kombëtar dhe po zhvillohet përgjatë disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës, deri rreth orës 14:00.

Maratona është organizuar nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës dhe synon ta fusë Tiranën në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës, si dhe të kthehet në një traditë për kryeqytetin.

Kategoria më e gjatë e kësaj maratone ishte ajo Half Marathon prej 21 km, në të cilën garon edhe atletja e njohur, Luiza Gega.

Në këtë maratonë  morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në Maratonën e Tiranës u garua në 4 kategori: Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme; Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë; Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj; Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.

Nënkampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, fitoi Half Marathon për femra, 21 km, Ilir Këllezi në kategorinë për meshkuj, ndërsa Bledar Mesi në kategorinë Run. Në vendin e dytë është renditur Malvin Nikolla, ndërsa vendi i tretë i përket 18-vjeçarit nga Korça, Klevis Malo.

Fituesit e maratonës, vendi i parë, i dytë dhe i tretë do të marrin shpërblim në vlerë monetare. Çmimet e Maratonës janë: çmimi i parë, 50 mijë lekë (të reja); çmimi i dytë, 30 mijë lekë (të reja); çmimi i tretë, 20 mijë lekë (të reja).

Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet, si dhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik,

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button