🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.25 ▼1.48%
ARI 4,074 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,769 ▲ +1.11% ETH $2,345 ▲ +1.61% XRP $1.3211 ▲ +2.33% SOL $101.0500 ▲ +0.64%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,074 ▲0.88 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,074 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Sporti

De Biasi dëshpëron dy lojtarë të Kombëtare, Latifin dhe Kaçen

Liridon Latifi dhe Ergys Kaçe nuk do të kenë mundësi të tregojnë talentin e tyre në ndeshjen kundër Spanjës, pasi takimin në fjalë do ta ndjekin nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi”.

Këtë vendim e ka marrë sot trajneri Gianni de Biasi, i cili në njëfarë mënyre është detyruar të sakrifikojë për këtë sfidë dy lojtarët.

Trajneri italian kishte 25 futbollistë në dispozicion për ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës, ndërsa më të shumtë në numër në listë ishin mesfushorët. Andaj në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit ai vendosi të sakrifikonte Latifin duke mos e futur në protokoll, ku lejohen vetëm 23 emra (3 portierë). Si tifoz në këtë sfidë ishte edhe Ledian Memushaj, por ky i fundit ishte lënë pushim për të rikuperuar pas një problemi të vogël fizik.

Sipas “Top Channel”, Latifi do të vazhdojë të mbetet një tifoz edhe në ndeshjen e sotme, pasi De Biasi ka vendosur që të mos e përfshijë në protokollin e sfidës. Ndërkaq, çudit zgjedhja e tij e emrit të dytë, duke lënë jashtë Ergys Kaçen, i cili që pas kalimit të Viktoria Plzen po kalon një formë shumë të mirë duke u aktivizuar si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Evropës.

Aq më shumë, duket e çuditshme kjo zgjedhje kur dihet se në radhët e skuadrës ka dy mesfushorë si Kukeli e Abrashi që nuk janë në formën më të mirë fizike, si dhe një mesfushor si Eros Grezda i cili nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me Kombëtaren A.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.