Ekonomia

Emergjencat civile, Prençi: Brenda vitit përfundon strategjia kombëtare kundër rrezikut të fatkeqësive natyrore

IDM: Shqipëria renditet si një nga vendet me pasojat më të mëdha ekonomike në shkallë botërore, të shkaktuara nga një shumëllojshemri fatkeqësish natyrore

Menaxhimi-i-emergjencave-civile-ne-Shqiperi-Foto-Flor-Abazi-1

Në një aktivitet për sistemin e menaxhimit të emergjencave civile, të organizuar nga IDM u theksua se, nevojitet një qasje e re për të përballuar problematikën e emergjencave civile në vendin tonë.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Foto Flor Abazi
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i ftuar në këtë aktivitet u shpreh se, “synojmë një sërë reformash për emergjencat civile si në ndryshim legjislacioni dhe përshtatje të ndihmës ndaj qytetarëve në standarde evropiane”.

Sipas Prençit, “asnjëherë nuk përqëndrohet politika shqiptare për të reaguar për mbrojtjen në raste të emergjencave civile. Për këtë duhët që shoqëria civile t’i bjerë këmbanave të alarmit për të bërë që politika të reagojë”.

“Brenda këtij viti përfundon strategjia kombëtare kundër rrezikut të fatkeqësive natyrore. Duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm për problematikën që i shkaktojmë vendit e shoqërisë nga informaliteti”, tha Prençi.

Menaxhimi i emergjencave civile ne Shqiperi Foto Flor Abazi
Menaxhimi i emergjencave civile ne Shqiperi

Sipas IDM konstatohet nga disa prej fatkeqësive natyrore të kohëve të fundit përveç faktorëve natyrorë janë, janë një numër faktorësh të tjerë shtesë të rrezikut (si urbanizimi i pakontrolluar degradimi i mjedisit), të cilët duke u bërë pjesë e tranzicionit shqiptar nga një ekeonomi e cëntralizuar në ekonominë e hapur të tregut, po kontribujojnë gjithashtu në fuqizimine e efekteve të katastrofave natyrore.

IDM thekson se, në dy dekadat e fundit, Shqipëria po synon aplikimin e një qasje më bashkëkohore në përballjen me fatkeqësitë natyrore apo të shkaktuara nga njeriu, duke u kushtuar rëndësi njëherazi si “Reduktimit të Rrezikut të Fatkeqësive” (RFF) ashtu dhe “Mbrojtjes Civile” (MC). Ajo ka përmirësuar kuadrin ligjor që lidhet me këto fatkeqësi, planet zbatuese, strukturat përkatëse institucionale dhe kapacitetet, si dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit e aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Theksi po vihet në inkurajimin e një kulture të tillë të Mbrojtjes Civile, që të përfshijë të gjithë aktorët e interesuar. Megjithat strategjitë dh planet përkatëse në Shqipëri vuajnë mungesën e mekanizmave zbatues, ndërsa krijimi i kapaciteteve ka mbetur prapa për shkak të qasjeve të ndryshme sektoriale dhe angazhimit të pamjaftueshëm të një numri institucionesh shtetërore, por edhe e varësisë ende të madhe nga mbështetja e huaj.

Sipas IDM, mbështetja e dhënë deri tani nga një numër aktorësh mbishtetërorë si OKB , BE, BB, ka prodhuar disarezultate pozitive në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore, bashkëpunimi rajonal, shumëpalësh ka qenë i zbehtë. Përsa i përket bashkëpunimit dypalësh në fushën e emergjencave civile, Shqipëria ka një bashkëpunim të mirë me një numër vendesh si: Italia, Greqia, Maqedonia, Kosova, por ky bashkëpunim ende mungon me një numër vendesh të tjera të rajonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button