Politika

Donald Lu: Qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës

Ambasadori amerikan ka komentuar situatën e kanabisit, zgjedhjet në Dibër dhe debatet për reformën në drejtësi, gjatë një bisede me studentë të gazetarisë. Donald Lu ka vënë shenjën e barazisë ndërsa krahason situatën e kanabisit gjatë qeverisjes Rama dhe asaj Berisha.
“Reagimi im është se mendoj të dyja, qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës” ka thënë Lu. Ambasadori i quajti “të zakonshme” shqetësimet e opozitës për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje dhe blerjen e votave. Donald Lu komentoi ankimimin që i bëri Partia Demokratike ligjit të Vettingut dhe bojkotin e mbledhjeve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.
“I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik” u shpreh ambasadori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button