Ekonomia

Shkreli: Bashkia e Tiranës nuk bëri asnjë restaurim në kater vite

Këshilltari i Kryeministrit, Artan Shkreli dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, deklaruan të mërkurën se kreu i Bashkise se Tiranes jep leje ndertimi per qellime elektorale.

Prononcim-për-mediat-i-Këshilltarit-të-Kryeministrit-Artan-Shkreli-2Lame shprehu bindjen se institucionet shtetërore duhet të reagojnë ndaj ndërtimit pa leje që po kryhet në Tiranë pranë dy objekteve të rëndësishme, shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” si dhe shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”. “Kemi të bëjmë me dy institucione sociale dhe arsimore më të vjetrat, më prestigjozet dhe më të rëndësishmet të qytetit të Tiranës”, tha Lame.
Ndërsa këshilltari i Kryeministrit, Artan Shkreli, theksoi se këto zona nuk janë lënë si rezervat gjuetie për zotin Basha, por janë zona që presin nga Bashkia e Tiranës një rehabilitim dhe një restaurim. “Ndoshta jo nga kjo bashki, e cila në 4 vite nuk arriti të bëjë qoftë një restaurim të vetëm në bashkinë e Tiranës”, tha Shkreli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button