Ekonomia

SIDA, program ndërkombëtar trajnimi për zhvillimin e sektorit privat

Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) do të ofrojë në Stockholm dy programe trajnimi ndërkombëtar në fushat e zhvillimit të sektorit privat, për menaxhimin strategjik të biznesit dhe strategjitë për rritjen e sektorit privat.

Sipas Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, në këto workshope marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia dhe Ukraina. Objektivi i dy programeve është të kontribuojë në zhvillimin e një sektori privat të shëndetshëm. Programi për Menaxhimin Strategjik të Biznesit (SBM) është dizenjuar për lideret e biznesit nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë shumë të motivuara për të zhvilluar dhe zgjeruar biznesin e tyre në mënyrë të qëndrueshme, gjithashtu dhe ekonominë e vendit.

Ndërsa programi i dytë është projektuar edhe për profesionistë të nivelit të lartë nga organizata dhe institucione kombëtare. Ekspertët e fushës shprehen se, zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në Shqipëri synon të arrijë standardet europiane, me kontribut të madh në rritjen ekonomike të vendit. Në vendin tonë operojnë rreth 105 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që kontribojnë në mbi 80% të GDP. Sipas të dhenave nga INSTAT-i, SME-të përfaqësojnë 99.9 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe mbulojnë rreth 82 % të numrit të përgjithshëm të punonjësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button