Ekonomia

Liderët e Energjisë në Ballkan, nga data 17-18 Mars

Konferenca e Gjelbër Botërore që do të zhvillohet nga 17-18 Mars 2016 në Beograd, do të ketë në qëndër të punimeve të tij, sfidat e industrisë se rinovueshme të energjisë në Ballkan.

Mbi 400 ekspertë kane marrë pjesë në këtë ngjarje gjatë 3 viteve të fundit dhe 63% e të pranishmëve kanë qenë të pranishëm në të tre edicionet e para të këtij eventi. Për vitin 2016, ku pritet të përfaqësohet edhe vendi ynë me projektet e së ardhmes në fushën energjitike, janë parashikuar të jenë 180 vizitorë pjesmarrës në aktivitetin dy ditor.

Ekspertë të fushës e vlerësojnë Konferencën e Gjelbërt Botërore, si një mundësi unike për të përmbushur, krijimin e rrjeteve të suksesshëm të bashkëpunimit në infrastrukturën energjitike në ballkan e më gjerë.
Gjatë konferencës do të diskutohet këto tema: Në rrugën drejt vitit 2030 – Energjia e rinovueshme në Ballkan tani dhe zhvillimi i mëtejshëm i sektorit për ta bërë atë tërheqës për investitorët. Rregullimin dhe de-rregullimin e tregut të energjisë së rinovueshme në Ballkan ndersa do të prezantohen nga liderët e teknologjisë të rinovueshme, zhvillimet e këtij sektori në Ballkan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button