Kronika

Kokëdhima: UKT po shet vendet e punës me lekë, të hetojë Prokuroria

Ish deputeti Kokëdhima i bën thirrje Prolkurorisë të hetojë çfarë po ndodh në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

“Një nga anëtarët e organizatës socialiste këtu, shoku Vojo, i cili është një socialist i vjetër, u pushua nga puna si “njeri i Koços”. Vojo mund t’u shpjegojë se, si ai, janë pushuar nga puna në UKT disa të ashtuquajtur si “njerëz të Koços”.

“Njerëz të Koços” në PS janë socialistët që duan një parti të reformuar, që prodhon pushtet e përfaqësues që i qëndrojnë besnik zgjedhësve, jo përfaqësues që tradhtojnë zgjedhësit dhe e kthejnë elitën politike dhe kastën drejtuese në këtë lloj bordelloje që sundon prej 25 vitesh në Shqipëri.

Në UKT, në të vërtetë nuk është kjo e vetmja gjë shqetësuese, kjo që ju tregova për pushimin e Vojos e disa të tjerëve.  Atje menaxherët e kompanisë u shesin vendet punës me lekë njerëzve të varfër e të papunë të këtij vendi, ju marrin para për t’i rekrutuar në punë. Vojo mund t’u tregojë më hollësisht për këto histori.

Unë po ju bëj thirrje prokurorëve të shtetit të shkojnë dhe të hetojnë, t’i japin siguri e marrëveshje punonjësve dhe t’i kthejnë në bashkëpunëtorë të prokurorisë dhe t’i çojnë në burgje njerëzit që i trajtojnë si skllevër qytetarët tanë që kanë nevojë për punë, për bukë dhe për dinjitet– tha Kokëdhima gjatë një takimi në Njësinë 5 në kryeqytet.

Ai tregoi edhe rastin e dy vajzave që mështesin lëvizjen e tij brenda PS:

“Dje, në Vlorë, pushuan nga puna dy vajza të mrekullueshme, dy socialiste të devotshme me universitete të kryera me rezultate shumë të mira, Silvana Islamin dhe Nertila Selimin. Silvana është një vajzë e shkëlqyer, është shumë e edukuar dhe shumë e lidhur me familjen e saj, sidomos me babain, i cili është i paralizuar, në fshatin Armen.

Silvana është sekretare e Organizatës Socialiste 44-71/1, ndërsa Nertila Selimi ka studiuar në Itali, është anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialistë të Shqipërisë. E shkarkuan përpara 10 ditësh nga kryetare e Këshillit Socialist të njësisë administrative në Shushicë. Nertilën dhe Silvanën i njeh e gjithë Partia Socialiste në Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, sepse kanë punuar organizatë socialiste më organizatë dhe Qendër Votimi më Qendër Votimi për reformimin e Partisë Socialiste.

Ato dje i pushuan nga puna. Nuk i pushoi Saliu, i pushoi qeveria jonë. I pushoi sepse janë me lëvizjen politike për reformimin e Partisë Socialiste. I pushuan banalisht, sepse bëjnë like e komente në postimet tona të veprimtarive reformuese të partisë. Unë nuk kam lejuar kurrë që të pushohen nga puna për motive partiake as njerëzit e Saliut. Si mundet që qeveria jonë të bëjë veprime të tilla?!.

Ne nuk do i lëmë vetëm Nertilën e Silvanën. Do të gjejmë patjetër zgjidhje për to. Unë u kam këshilluar të gjithë socialistëve të thjeshtë të mos tremben, të respektojnë lirinë e tyre, të mos ndihem të skllavëruar për asnjë arsye. Ne do i rikthejmë në punë të gjithë, edhe Silvanën dhe Nertilën – tha ish-deputeti tashmë në krye të një lëvizjeje për reformim brenda PS.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button