Kronika

Shqiptari me gruan italiane drogojnë të moshuarin, i vjedhin 100 mijë euro

Një shqiptar dhe bashkëjetuesja e tij janë arrestuar nga policia italiane, pasi kishin mashtruar një të moshuar që kishte probleme me alkoolin.

Shqiptari dhe bashkëjetuesja e tij italiane e kishin njohur 74-vjeçarin në një bar në Verçeli të Italisë.

Ai kishte probleme me alkoolin dhe vuante nga cirroza në mëlçi.

Ata kanë përfitues nga rasti, duke e bindur të moshuarin që të kujdeseshin për të.

Ata e drogonin dhe i jepnin alkool teksa u transferuan te banesa e tij.

Madje çifti jetonte me paratë e të moshuarit, duke i vjedhur 100 mijë euro.

Më pas, ata zbuluan 600 mijë euro kursime të të moshuarit, por nuk arritën dot t’i grabisnin, pasi vajza e të moshuarit i kallëzoi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button