Bota

Presidenti Xi Jinping inkurajon kompanitë e mëdha të marrin pjesë në projektet e Egjiptit

cccPresident Xi Jinping thotë se Kina inkurajon dhe mbështet kompanitë e kualifikuara për të marrë pjesë në projektet e mëdha të Egjiptit. Deklarata e tij u bë ndërsa takoi kryeministrin egjiptian Sherif Ismail në Kajro, në nisje të vizitës së tij shtetërore në këtë vend. Xi Jinping thotë se Kina është e gatshme për të forcuar bashkëpunimin me Egjiptin në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe vazhdimin e zhvillimit të përbashkët të kapacitetit industrial.

Nga ana e tij, kryeministri egjiptian Sherif Ismail, tha se vendi i tij do të luajnë një rol aktiv bashkëpunues brenda nismës ‘Brezi dhe Rruga’. Të dy udhëheqësit vizituan gjithashtu dhe Ekspozitën e Shkencës dhe të Teknologjisë së Kinës.

Presidenti Xi Jinping takoi gjithashtu edhe 10 personalitete të nderuara me Çmimin e Miqësisë Kinë – Egjipt, për kontributin e tyre për nxitjen e miqësisë midis dy vendeve, përfshirë edhe ish-sekretarin e përgjigjëm të OKB-së Boutros Boutros-Ghali.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button