Politika

Nis seanca për votimin e reformës në drejtësi

Kuvendi ka nisur të enjten punimet e séancës plenare, ku pritet të votohet paketa e amendamenteve kushtetuese për reformën në drejtësi, e konsideruar një moment historik për vendin.

Në séancë, janë të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, mes tyre ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, të investuar maksimalisht në përmbushjen e kësaj reforme.

Seancës i parapriu mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u kërkua nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, që të mblidhej komisioni i posaçëm, për të reflektuar në draftin kushtetues marrëveshjen e arritur mes palëve, me ndërmjetësimin e Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn.

Ky kompromis, i mundësuar nga zyrtari i lartë europian, zgjati vetëm disa orë te merkuren, pasi pak para mesnate, opozita kërkoi që formula për të cilën u ra dakort për institucionet e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të zbatohej edhe për dy institucionet e tjera: Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kjo, sipas opozitës, ishte pranuar në parim edhe nga negociatori socialist, Engjëll Agaci, në bisedimet e gjata të së henes(18 korrik)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button