Bota

Horror në Gjermani, refugjati sirian hedh 3 fëmijët e tij nga dritarja

Një refugjat sirian është arrestuar në Gjermani, pasi ka hedhur nga dritarja e qendrës së strehimit 3 fëmijët e tij. Ai akuzohet për tentativë vrasje.

Policia ka marrë një telefonatë urgjente në Lohmar, në perëndim të Gjermanisë nga një burrë i cili ka denoncuar se ka parë tre fëmijë që dilnin njëri pas tjetrit nga dritarja e katit të parë të qendrës së strehimit të emigrantëve.

Mjekët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku gjetën dy fëmijët më dëmtime të rënda dhe të miturit janë transportuar me helikopter në një spital aty pranë.

Ndërsa fëmija 1-vjeçar iu kthye të ëmës, pasi u mbajt gjatë gjithë natës në spital ku mori edhe mjekimet e nevojshme. Për fat të mirë nuk kishte dëmtime serioze. Sipas “Daily Mail” të plagosur rëndë janë djali 5-vjeçar dhe motra e tij 7 vjeç. Babai 35-vjeçar nga Siria është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button