Kosova

Ymeri: Prishtina po çlirohet

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i është përgjigjur deklaratave që ka bërë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot në një konferencë për media.

“Njeriu i nëntokës, Kadri Veseli, paska deklaruar se Prishtina nuk e meriton udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky deklarim duket të jetë pak i vonuar, sepse koka e krimit në Kosovë nuk mund ta durojë dot një qeverisje që i jep fund krimit e korrupsionit, që nuk e lejon asnjë keqpërdorim, që ndalon çdo ndërtim pa leje, që vendos rregull e rend në administratë dhe çdo institucion që e mbikëqyrë, që është transparente në punësim dhe çdo vendim, që punon për barazi, etj”, ka thënë Ymeri.

Sipas Ymerit, Prishtina me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, me kryetarin Shpend Ahmeti në krye, sigurisht që do të vazhdojnë me përkushtim maksimal angazhimin që Prishtinën të ia kthejnë qytetarit.

“Si dhe, bashkarisht do të angazhohemi për një sistem të drejtësisë të pavarur që ia tregon vendin Kadri Veselit dhe kryetarëve të komunave nga partia e tij, me akuza nga më të ndryshmet. Për drejtësi që i jep fund klanit Pronto. Prishtina po çlirohet! Do ta çlirojmë gjithë Kosovën!”, ka thënë Ymeri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button