Politika

Vettingu në Gjykatën Kushtetuese, Rama: Është puç

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmë se është i shqetësuar për çështjen e reformës në drejtësi, duke iu referuar kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, të cilët kanë kërkuar shfuqizimin e 3 neneve të ligjit të Vettingut.
Edi Rama reagoi në emisionin “Studio e Hapur” në “News24” nga  Vlora, duke thënë se është një puç që i bëhet Vettingut.
“Një tentativë, një puç për Vettingun. Shoqata e gjyqtarëve ka shkuar në Kushtetuese, për një aspekt të reformës. Si ka mundësi që këta gjykatës që shkuan dhe më parë në Kushtetuese për të goditur një ligj të reformës në drejtësi, sot si skutha kur të gjithë njerëzit janë përqendruar tek fushata apo të lehtësuar, kërkojnë ta godasin Vettingun?! Vettingu është tamam si temjani që tremb djallin dhe do ketë vazhdimisht përpjekje për ta bllokuar dhe i vetmi garant për reformën në drejtësi është PS”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button